Futboll Sport

“REALI NJË ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Rrëfimi i Mbappe: Luaj te klubi më i mirë në planet

Kylian Mbappe po luan sezonin e tij të parë të Real Madrid, teksa po përshtatet mjaft mirë.

Në intervistën e dhënë për El Objetivo në La Sexta, e cila do të publikohet e plotë me 6 prill, sulmuesi madrilen flet për tema të ndryshme, duke filluar që nga ëndrra për të luajtur për këtë skuadër dhe deri te realizimi i saj.

Gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të luaja këtu në Bernabeu, duke veshur këtë fanellë, me të gjithë që këndonin emrin tim. Të shënoja gola dhe thjesht të isha i lumtur. Fillova si një tifoz i Zizou dhe Galacticos. Është klubi më i mirë në botë, me një atmosferë që asnjë klub tjetër nuk e ka”.

 

 

 

“Ishte një ëndërr që u kthye në një qëllim dhe tani është bërë realitet”, duke i dhënë meritën prindërve të tij, Fayza dhe Ëilfried, për mbështetjen e tyre. Dua të fitoj trofe, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka që mundem me Real Madridin.

Related posts

PARTIZANI-LAÇI/ Rast i artë për “Demat”, e pabesueshme çfarë ka humbur Solomon (VIDEO)

Delo.autor

BASTET/ Luajnë për kualifikimin në Conference League, ja si kuotohet Vllaznia ndaj AEL-it…

Delo.autor

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Reja: Objektivi është të arrijmë ë…

Delo.autor

Leave a Comment