Futboll Sport

Mourinho: “Fenomeni” Ronaldo është më i mirë se Cristiano…

Josè Mourinho nuk humbet rast për të “thumbuar” Cristiano Ronaldo. Kur e pyesin se cili është më i miri mes dy Ronaldove, “Special One”, nuk ka asnjë dyshim…

“Ronaldo Nazario është më i miri i të gjitha kohërave, – tha Mourinho për “The Sun” gjatë një filmi për jetën e Sër Bobby Robson. – Nuk kam parë asnjëherë diçka të ngjashme me të.”

Mourinho ka punuar me Ronaldo kur ishte ndihmës trajner i Robson te Barcelona në sezonin 1996/97, sezonin në të cilin braziliani shënoi 47 gola.

Dy portugezët kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie “shpërthyese” me njëri-tjetrin që u ashpërsuan në vitin 2013 kur Mou ishte trajner i “CR7” te Real Madrid. Kjo pavarësisht se të dy kanë një menaxher të përbashkët, të fuqishmin Jorge Mendes, të cilit i është dashur të luajë rolin e paqeruajtësit.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Delo.autor

E PAPRITUR/ Xherdan Shaqiri refuzon ftesën e kombëtares së Zvicrës, ja shkaku

Delo.autor

BAZELI OGUR I MIRË/ Kjo është historia e përbashkët e Salahut dhe Shaqirit

Isa.Autor

Leave a Comment