Futboll Sport

LA LIGA AKUZA KUNDËR BARÇËS/ Laporta: Duan të na dëmtojnë, do jemi të ashpër

Paçka kryesimit të La Ligas dhe finales së Kupës së Mbretit, situata te Barcelona nuk është e qetë. Këtë të mërkurë, La Liga akuzoi klubin katalanas për manipulimin e bilanceve financiare duke i fryrë ato për të anashkaluar rregullat e Fair Play Financiar.

Në lidhje me këto akuza reagoi edhe kreu i Barçës, Joan Laporta, që tha se duan ta dëmtojnë klubin e tij dhe se ata nuk do qëndrojnë duarkryq.

“Do t’i përgjigjemi La Ligës në mënyrë të ashpër. Nuk mund të na mposhtin në fushë, kështu që po përpiqen të na dëmtojnë jashtë saj. La Liga e kishte miratuar regjistrimin e Pau Victor dhe Dani Olmo dhe tani ka ndryshuar mendje.

Kjo tregon që ata kanë bërë një punë të keqe kur e pranuan atë fillimisht. Kishim një ndeshje shumë të rëndësishme (gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit) dhe pikërisht në mëngjes La Liga del me këtë deklaratë. Sa e çuditshme. Kjo është një përpjekje për të na dëmtuar në momentet kyçe të sezonit”, tha Laporta.

Përtej të gjithave Barça është në krye të La Ligas dhe ka një rivalitet me Real Madridin për trofeun, duel që e ka sërish kundër madrilenëve edhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Jo vetëm rekorde, Italia e Mançinit luan në memorie

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Inter-Fiorentina: Në “San Siro” projektohet një ndeshje spektakolare

Isa.Autor

MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ Tirana me synime të qarta, Halili kërkon emra konkretë për dy reparte

Delo.autor

Leave a Comment