Futboll Seria A

Inter dhe Lazio ndahen barazim, spektakli u zhvillua nga.. portierët!

Inter dhe Lazio janë ndarë barazim pa gola në “Giuseppe Meazza” në kuadër të javës së 19-të të Serisë A.

Në një ndeshje mjaft të barabartë, ishin portierët ata që u dalluan, me Samir Handanovic dhe shqiptarin në anën tjetër Thomas Strakosha që bënë nga dy pritje fantastike për t’i ruajtur të paprekura portat e tyre përkatëse të shtunën pasdite.

STATISTIKAT.

Inter ruan pozitën e tretë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se Roma e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e tretë.

Ndërsa lazianët radhiten të katërtit me 37 pikë, e po ashtu një ndeshje më pak se Interi dhe shumica e skuadrave tjera në kampionatin italian.

Related posts

”Thembra e Akilit” në futbollin shqiptar, FSHF del me deklaratë zyrtare

Sadik.Autor

Sacchi: Napoli dhe Juve janë të barabarta, Sarri nuk duhet të ankohet

Q.Autor

E HABITSHME/ Super sulmuesi i Premier League i thotë ‘JO’ Barcelonës, shkaku Leo Messi

Isa.Autor

Leave a Comment