Futboll Sport

ZYRTARE/ Virgil van Dijk rinovon kontratën me Liverpoolin

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk i është bashkuar Mohamed Salah për të vënë në letër firmën për kontratën e re dy vjeçare në ‘Anfield’.

Pavarësisht shumë spekulimeve mbi të ardhmen e yjeve të Liverpool, dyshja tani do të qëndrojë në ‘Anfield’ deri në fundin e sezonit 2027. Të kuqtë po i afrohen titullit të dytë radhazi në Premier League dhe trofeut të 20-të të ligës angleze në histori.

I parë nga shumë njerëz si mbrojtësi më i mirë në futbollin botëror, ishte e domosdoshme që shtylla e Arne Slot të arrinte një kontratë të re për vazhdimin. Duke nënshkruar për dy sezone shtesë në ‘Anfield’, qëndrimi i van Dijk do të zgjatet në nëntë vjet e gjysmë në total, pasi bëri një lëvizje rekord nga Southampton në janar 2018 drejt Liverpool.Tanimë frika e tifozëve të Liverpool larghet, pasi Van Dijk, Salah dhe Trent Alexander-Arnold ishin të vendosur të largoheshin në fundin e sezonit, por dy prej tyre kanë rinovuar.

Related posts

GODITJE PËR VERSTAPENIN/ I largohet “krahu i djathtë” te skuadra Red Bull

F.autor

VAZHDOJNË PËRFORCIMET E MËDHA/ Pep Guardiola refuzoi Juventusin, ja motivi befasues

Delo.autor

I DEL KUNDËR BUFFON-IT/ Ish-mesfushori i Juventusit: Ronaldo ka derdhur gjak në fushë

Delo.autor

Leave a Comment