Sport

PESHËNGRITJE/ Kristi Ramadani shkëlqen në Kampionatin Europian, i dhuron dy medalje Shqipërisë

Peshëngritësi Kristi Ramadani i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje bronzi. Ramadani ia doli me sukses në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke treguar kështu se mbetet një nga më premtuesit për të ardhmen.

Kujtojmë se Ramadani fitoi dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes në Bullgari disa muaj më parë, çka bëri që ai të shndërrohej në nënkampion Europe në peshëngritje.

Postimi i Federatës:

 

Shqipëria ngjitet në podium me Kristi Ramadanin!

 

Kristi Ramadani shkruan historinë në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke sjellë dy medaljet e para për Shqipërinë në këtë aktivitet prestigjioz – dy medalje bronzi që konfirmojnë potencialin dhe forcën e brezit të ri!
Me një paraqitje plot forcë, karakter dhe përkushtim, ai ngjitet në podium dhe ngre lart flamurin kuqezi, duke treguar se peshëngritja shqiptare ka të ardhme të ndritur!

Related posts

STATISTIKAT/ 29 ndeshje, një rivalitet i hapur mes Egnatias dhe Vllaznisë

F.autor

BILANCI I JUVENTUS/ Gjysma e parë 2020-21 ulet me 113.7 milion euro

Delo.autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Liverpool nuk ndalet, por as Manchester City nuk do të dorëzohet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment