Futboll Sport

LA LIGAS/ Marash Kumbulla në formacionin më të mirë, krah yjeve të Barçës dhe Real Madridit

Marash Kumbulla është pjesë e formacionit më të mirë për raundin e 32-të të La Ligas në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares shënoi golin e vetëm që i dha tri pikë Espanyolit në përballjen kundër Getafes.

Sipas “SofaScore”, Kumbulla u vlerësua me notën 8.1 dhe është krah yjevë të Real Madridit dhe Barcelonës. Federico Valverde dhe Luka Modric të Real apo edhe Raphinha i cili u vlerësua me notën 10-të janë në këtë formacion.

Kujtojmë se për Kumbullën goli i këtij raundi ishte i treti në La Liga dhe mbrojtësi i Kombëtares ka fituar vendin e titullarit, paçka se luan i huazuar nga Roma. Mbrojtësi kuqezi ka bindur në Barcelonë dhe Espanyol po mendon që në verë të bëjë një lëvizje finale për të pasur nën kontratë lojtarin për disa vite.

Related posts

MERKLATO E VERËS/ U largua nga Tirana, mbrojtësi një opsion për Partizanin

Delo.autor

STATISTIKAT/ Askush si Salah në Europë, njdekin Benzema dhe Lewandowski

Delo.autor

SKANDAL NË KROACI/ Tifozët i zënë pritë gjyqtarit, e rrahin dhe e bëjnë për spital

Delo.autor

Leave a Comment