Futboll

Ronaldo ‘fiton’ kontratën e re

30 milionë euro, kaq është i gatshëm t’i ofrojë Reali Ronaldos në sezon me rinovimin e kontratës, por nuk është raportuar se do t’ia zgjasë atë, që parashikohet të mbetet deri më 2021. Vetëm paga do t’i rritet portugezit, nga 21 milionë ne 30.
Sipas të përditshmes “ABC”, Cristiano Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro në sezon nga korriku i vitit 2018, kur të hedhë të zezën mbi të bardhë, kur të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Portugezi ka treguar se dëshiron të vazhdojë me Los Blancos edhe pse e di shumë mirë se aktualisht, nuk është koha më e mirë për të kërkuar rritje page. Sido që të jetë, “ABC” raporton se CR7 do të fitojë nëntë milionë më shumë nga korriku i këtij viti, dhe do të jetë më afër Neymarit e Messit.

Në këtë mënyrë, klubi dëshiron të mbyllë këtë çështje dhe t’i garantojë Cristiano Ronaldos besim të plotë për të vazhduar këtu dhe për të punuar për objektivin, Ligën e Kampionëve.

Marrëveshja raportohet se ka të bëjë edhe pas postimeve të shumta të portugezit në rrjetet sociale duke mbështetur dhe inkurajuar ekipin dhe tifozët për sezonin zhgënjyes që po kalojnë, të cilët janë eliminuar nga Copa del Reay dhe gjenden 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Related posts

Duka i bën thirrje Finos: Futbolli të mos varet nga politika

Q.Autor

VIDEO/ Kryeqyteti zbardhet nga dëbora, ja si përjetohet në qendrën stërvitore të Tiranës

Q.Autor

E BUJSHME/ Beckham në telashe serioze, pasi theu kufizimet anti-Covid në Angli

Delo.autor

Leave a Comment