Futboll Sport

XHAKA PËLQEHET NGA GALATASARAY/ Presidenti i Leverkusen i prerë

Interesimi i Galatasaray për Granit Xhakën nuk ka shqetësuar aspak Leverkusen. Për këtë temë ka folur së fundmi, Presidenti i “Aspirinave”, Fernando Carro. “Ne jemi shumë të lumtur me të. Ne nuk planifikojmë të heqim dorë nga ai”, ka thënë Carro për “Blick”.

Kalimi në Turqi nuk shikohet si një mundësi e mirë as për vetë futbollistin, që po kalon një periudhë të mirë në Gjermani.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xhaka po luan sezonin e tij të dytë te Leverkusen. Në Bundesligë, në këtë edicion, ai ka luajtur 30 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola.

Related posts

(VIDEO) Kundërpërgjigjet me shpejtësi Reali, barazon Bale

Q.Autor

Southgate: Do të shihni një Angli që nuk e keni parë ndonjëherë

Sadik.Autor

“MESSI DHE RONALDO KURRË SI AI”/ Ish-lojtari i Milanit thur elozhe gjigantin suedez

Delo.autor

Leave a Comment