Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Nesër luhen ndeshjet play-off, sfidat play-out luhen të shtunën & të dielën

Ndeshjet e fazës play-off të Kategorisë së Parë do të luhen më 24 prill. Burreli do të përballet me Pogradecin në stadiumin “Liri Ballabani”, ndërsa Besa sfidon Apoloninë në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 15:00.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të kualifikohen për një finale të dytë, që do të zhvillohet më 30 prill. Ekipi që triumfon në këtë finale do të përballet më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”, në një tjetër përballje vendimtare për një vend në kampionatin elitë për edicionin e ardhshëm.

Ndërkohë, më 26 dhe 27 prill do të zhvillohen dy sfidat e play-out-it në Kategorinë e Parë, që do të përcaktojnë skuadrat që do të sigurojnë mbijetesën për sezonin e ardhshëm. Kukësi përballet me Orikun më 26 prill, ora 16:00, në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa një ditë më pas, më 27 prill, ora 15:00, Kastrioti ndeshet me Luzi 2008 në stadiumin e Vorës.

Skuadrat që dalin fituese nga këto finale do të kenë të drejtën të garojnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2025/2026.

Related posts

“KEMI NJË SFIDË TË VËSHTIRË PËRPARA”/ Trajneri Conte driblon të ardhmen: Do të flas vetëm kur të arrihet objektivi

Delo.autor

Liverpool-Tottenham, Kane përballë mbrojtësit më të shtrenjtë

Q.Autor

E TRADHËTUAN/ BERHAMI tregon çfarë do të bëjë pas PËRJASHTIMIT nga Kombëtarja e Zvicrës

Isa.Autor

Leave a Comment