Futboll

LIGUE 1/ Nice-PSG, Parisi është skuadra më e mirë në transfertë

Nice do të presë PSG në shtëpi në një ndeshje të vlefshme për javën e 30-të të kampionatit francez, e cila do të zhvillohen në orën 13:00. Nuk ka dyshime që Parisi do ta fitojë titullin në këtë sezon dhe e vetmja gjë që ka mbetur për t’u kuptuar është se ku do të ndodhë kjo.

PSG ka ecurinë më të mirë të kampionatit në ndeshjet e luajtura në transfertë me vetëm 2 humbje të pësuara në të gjithë sezonin. Gjithashtu, ata kanë pësuar numrin më të pakët të golave larg shtëpisë së tyre: 10.

Nice, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë sfidë pas dy fitoresh të njëpasnjëshme të marra në Ligue 1 dhe pa asnjë humbje të pësuar në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Objektivi i kuqezinjve është të kapë vendin e pestë që mund t’i sigurojë një vend në Europë, nëse PSG do të fitojë Kupën e Francës.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, herën e fundit që këto dy skuadra kanë luajtur në fushën e Nice, vendasit kanë fituar me rezultatin 3-1. Vetëm një ndeshje e luajtur mes këtyre dy ekipeve është mbyllur barazim 0-0 që nga 2004-a.

Related posts

MOVIOLA/ Flamurtarit i mohohet një penallti, arbitri lë “nam” në Fushë-Krujë

Isa.Autor

NUK I DEL INATI ME VLONJATËT/ Trajneri Cungu: Flamurtari, pas 700 javëve erdhi e luajti futboll në Laç…

Delo.autor

HUMBJA SHOKUESE/ Kjo është hera e fundit kur Reali pranoi tre gola në pjesën e parë

Isa.Autor

Leave a Comment