Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampioneve dhuron një përballje spektakolare dhe shumë emocionuese mes Barcelonës dhe Interit.
Katalanasit vijnë në këtë sfidë të parë me euforinë e kryesimit në kampionat dhe triumtit në Kupën e Mbretit përballë Real Madridit. Ndërsa nga ana tjetër, Interi nuk vjen në momentin më të mirë pasi ka pësuar tre humbje radhazi në kompeticionet ë ndryshme.
Gjithsesi, Liga e Kampioneve shpesh bën që të harrohet çdo gjë tjetër, ndaj përballja e sotme në Katalonjë pritet të dhurojë spektakël deri në sekondat e fundit.
LIVE BARCELONA-INTER 0-1
1′ Turam
NGJARJET KRYESORE
21’ GOOOL INTERI (VIDEO)
19’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Torres i cili nga e majta gjuan por sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.
12’ Aksion i shpejtë i Jamal nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjen Torres i cili gjuan por nuk gjen portën e Zomer. (VIDEO)
11’ Mkhitarjan tenton portën nga jashtë zonës, sfera devijohet nga Martinez në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
9’ Jamal rrëzohet pas një kontakti me Bastonin, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
1’ GOOOL INTERI! Pasim nga e djathta e sulmit zikaltër për Turam i cili me finte mposht Sheznin dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)
1’ Nis dueli i parë gjysmëfinal mes dy skuadrave në Spanjë.
FORMACIONET ZYRTARE
BARCELONA: Shezni, Kubarsí, Inigo Martinez, Kunde, Gerards Martin, De Jong, Pedri, Olmo, Rafinja, Jamal, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik
INTER: Zomer, Dumfris, Açerbi, Bastoni, Dimarko, Bisek, Çalhanollu, Mkhitajan, Barela, Turam, Lautaro Martínez.
Trajner: Simone Inzagi
