Futboll Seria A Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Pas transferimit të Ronaldos, punëtorët e Fiat fillojnë grevën

Pesë punëtorë të Fiat kanë hyrë në grevë për shkak të transferimit 105 mln euro të Cristiano Ronaldo-s tek Juventus. Mendohet se një pjesë e shumës do të paguhet nga sponsorët si dhe nga kompania partnere e Juve-s Exor, që ka në pronësi Fiat dhe Ferrari-n, duke provokuar një reagim të ashpër nga Unione Sindacale di Base.

“Është e papranueshme që punëtorët e FCA dhe CNHI bëjnë sakrifica të mëdha ekonomike dhe kompania shpenzon qindra milionë euro për një lojtar futbolli,” shkruhej në deklaratën për shtyp.

“Na është thënë se kohët janë të vështira, në pritje të modeleve të reja, që nuk erdhën kurrë.“Dhe teksa punëtorët dhe familjet e tyre shtrëngohen mirë, kompania vendos të investojë në një burim të vetëm njerëzor.

“Është e drejtë? Është e drejtë që një person të fitojë miliona, teksa mijëra familje nuk e shtyjnë dot deri në mesin e muajit? “Jemi të gjithë punëtorë të të njëjtit punëdhënës, por ky trajtim ndryshe është i papranueshëm.”

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante. Rezultati 3-0

Delo.autor

E BUJSHME/ Pritet të largohet nga Skënderbeu nëse nuk hiqet dënimi, ja e ardhmja e Ilir Dajës

Delo.autor

Letra prekëse e Xavi Hernandez për mikun e tij Andres Iniest

Sadik.Autor

Leave a Comment