Futboll Sport

RODRI RIKTHEHET NË STËRVITJE TEK MANCHESTER CITY/ Objektiv është Kupa e Botës për Klube

Mesfushori i Manchester City, Rodri (Rodrigo Hernández Cascante) është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën ndërsa vazhdon rikuperimin nga dëmtimi i rëndë në ligamentin e përparmë të gjurit (ACL), që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në ndeshje zyrtare. Megjithatë, më realiste duket pjesëmarrja në Kupën e Botës për Klube sesa në finalen e FA Cup apo ndeshjet e mbetura në Premier League.

Rodri është parë në seancën e hapur stërvitore të së mërkurës, por në fakt ai ka qenë duke u integruar gradualisht në stërvitje edhe gjatë ditëve të fundit.
Rikthimi i tij është një lajm shumë i mirë për Pep Guardiolën, i cili ka vuajtur mungesën e spanjollit këtë sezon, veçanërisht në një periudhë kur skuadra pësoi katër humbje radhazi, një statistikë e pazakontë për teknikun katalanas. Sipas të dhënave, City është trefish më i rrezikuar të humbasë kur Rodri nuk është në fushë.
Përveç Rodrit, edhe sulmuesi Erling Haaland është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, ndërsa pritet një përditësim nga Guardiola për gjendjen e tij në konferencën për shtyp të së enjtes.Nga ana tjetër, Nathan Ake dhe John Stones vazhdojnë të mungojnë në stërvitje dhe mbeten jashtë planeve për momentin. Rikthimi i Rodrit shihet si një sinjal për rivalët

Related posts

PIQUE KËRKOI TA NDIHMONTE PAS NDËSHKIMIT/ Diego Costa rrezikon një ndëshkim shembullor, ja masa ekstreme

Delo.autor

Ndizet merkato e Serisë A/ Napoli i kundërpërgjigjet Juventusit me yllin e PSG

Isa.Autor

OPINION NGA STEFAN EFFENBERG/ Mbaron 0-0, me penallti fiton Gjermania 5-4

Delo.autor

Leave a Comment