Futboll Kategoria Superiore Sport

STADIUMI I RI/ FSHF “zbarkon” në Kukës, merret vendimi për ndeshjen ndaj Tiranës

Kukësi-Tirana, e programuar për javën tjetër, nuk do të luhet në “Zeqir Ymeri”. Pavarësisht shpresave që të riktheheshin sa më parë në shtëpinë e tyre pas tri vitesh, kjo gjë nuk do të ndodhë në ndeshjen ndaj bardhebluve, duke e rishtyrë sërish. Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë FSHF-së, konfirmojnë se ky stadium nuk është ende gati për të pritur një ndeshje, ndaj mbetet për t’u parë një datë tjetër, ndoshta me shumë gjasa në muajin dhjetor. Burimet pohojnë se fusha nuk është gati dhe Kukësi duhet të presë sërish. Të paktën shpresohet që para këtij viti “odiseja” me stadiumin të marrë fund njëherë e mirë.

INSPEKTIMI – Gazeta mëson se një grup specialistësh të FSHFsë kanë zbarkuar në Kukës për të parë ecurinë e punimeve në këtë stadium.

Një procedurë standarde kjo, para licencimit të një stadiumi, që është rindërtuar dhe pa marrë fillimisht dritën jeshile nga ekspertët, nuk mund të hapë dyert.

Mësohet se problem mbetet fusha, me tapetin, që u shtrua para disa ditësh dhe që për fat të keq nuk mund të jetë gati.

Një minus jo i vogël për Kukësin ka qenë edhe vetë klima e ashpër në këtë qytet, e cila vonon kohën për ta bërë fushën të gatshme për të pritur një ndeshje. Duke parë nxitimin në të kaluarën me disa fusha që janë licencuar pa arritur në kushtet optimale dhe kanë pasur probleme në vazhdim, në FSHF nuk duan të rrezikojnë, duke vendosur të presin deri kur të jetë plotësisht gati. Për këtë arsye, ndaj Tiranës, Kukësi do të luajë në një tjetër stadium.

Përpos inspektimit të fushës, ekspertët dhanë edhe direktiva për pjesët e tjera të impiantit, të cilat në tërësi nuk përbëjnë pengesë për t’u licencuar.

INAUGURIMI – Në një situatë të tillë, inaugurimi i “Zeqir Ymerit” shtyhet për një tjetër datë dhe gjasat më të mëdha janë që të ndodhë brenda muajit dhjetor, një muaj mbi afatin e fundit të parashikuar, që duket i mjaftueshëm për të marrë licencimin.

Në Kukës duan patjetër që fundi i vitit t’i gjejë me shtëpi të rikonstruktuar. Megjithatë, tani do të duhet të shpresojnë edhe në kushte më të mira atmosferike sepse jo çdo gjë është në dorën e klubit, për aq kohë sa tapeti është shtruar.

Related posts

E PABESUESHME GJATË NDESHJES/ Tifozët e River Plate kapen nga kamerat duke konsumuar drogë (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Harden i papërmbajtshëm, Warriors “fundosen” nga Lakers

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri i Tiranës: I jam lutur Zotit për COVID-19, largimi është…

Delo.autor

Leave a Comment