Futboll Sport

TRI SKUADRA “BIG” ME PIKË TË BARABARTA NË SERIE A/ Ndizet gara për Champions-in

Gara për Ligën e Kampioneve është bërë më e nxehtë se kurrë në Serinë A, ku tashmë, Juventusi i vendit të katërt është në pikë të barabarta me Romën dhe Lacion, 63 pikë. Sakaq, Atalanta është në kushte më të favorshme me 68 pikë.

ATALANTA- Bergamaskët e vendit të tretë mposhtën dje Monzën me një “poker”. Skuadra e drejtuar nga Xhan Piero Gasperini triumfoi me rezultatin e pastër 4-0 falë golave të De Ketelare (2 gola), Lukman dhe Breshianini. Me këtë fitore, Atalanta mban vendin e tretë me 68 pikë.

ROMA- Edhe skuadra e Romës ka arritur të triumfojë ditën e djeshme në një sfidë të komplikuar kundër Fiorentinës. Këta të fundit kanë dalë nga gara për Championsin, pasi vetëm një mrekulli mund t’i rikthejë në lojë. Roma triumfoi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Dovbyk. Roma ngjitet në kuotën e 63 pikëve, po aq sa rivalët e tyre të kryeqytetit, Lacio e Elseid Hysajt dhe Juventusi.

LACIO- Edhe bardhekaltrit triumfuan ditën e djeshme me rezultatin minimal 1-0 kundër Empolit. Në këtë sfidë shënoi Dia pas, një asisti të Elseid Hysajt i cili gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të. Praktikisht, kur kanë ngelur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit italian, gara për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm është më e ndezur se kurrë.

Related posts

JASHTË FUSHËS PËR DISA JAVË/ Bare pëson dëmtim

F.autor

PLAS SHAMPANJA/ MILANI në JANAR transferon këtë SULMUES “VRASTAR”

Isa.Autor

E BUJSHME/ Trazohet merkatoja: KUKËSI arrin akordin me Mentor MAZREKAJ

Isa.Autor

Leave a Comment