Futboll Sport

ZYRTARE/ Tare i qëndron besnik projektit, rikthen Alegrin te Milani pas 11 vitesh

Masimiliano Alegri është zyrtarisht . Trajneri italian rikthehet te kuqezinjtë pas 11 vitesh.

bandicam 2025-05-30 11-54-33-824

Të gjithë e kanë pëlqyer këtë zgjedhje të Igli Tares, që mbylli bisedimet në kohë rekord. Vendosja e Alegrit në krye të Milanit tregon se drejtori sportiv po i qëndron besnik projektit.

Kuqezinjtë synonin vetëm trajner italian dhe u bë realitet me një ekspert të Seria A. Alegri e ka fituar gjashtë herë titullin kampion në Itali ku një prej tyre ishte me “Djallin”.

Kontrata e firmosur do i japë Alegrit 5 milionë euro plus bonuset, që pritet të shkojnë në 2 milionë euro. Firma është hedhur deri në vitin 2027 me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Related posts

Atletico Madrid, Simeone shpreson që “ylli” mos të largohet…

Sadik.Autor

KORRUPSION dhe MASHTRIME/ Ja kush janë zyrtarët e lartë sportiv që kanë abuzuar detyrën

Isa.Autor

Ja kush është lojtari më i shpejtë i kampionatit anglez

Q.Autor

Leave a Comment