Futboll Sport

PSG KAMPION EVROPE/ Parisi “shpërthen” në festë, Luis Enrique: Ndjenjë e mrekullueshme…

PSG është zyrtarisht në librin e artë të historisë së futbollit. Një sezon fantastik me parizienët që mbyllin një sezon spektakolar duke fituar gjithçka. Arkitekti i këtij suksesi mban firmën e spanjollit Lusi Enrique, me teknikun që përsëri suksesin duke fituar Champions 10 vite pas suksesit të fundit me Barcelonën.

Vetë Luis Enrique u shfaq i emcionuar në fundin e ndeshjes për fitoren historike të skuadrës së drejtuar nga ai:

“Jam shumë i lumtur. Ishte shumë emocionale në fund me pankartën nga tifozët për familjen time. Por nuk kam nevojë të fitoj Champions League për të menduar për vajzën time,”

 

 

“Që nga dita e parë, kam thënë se dua të fitoj trofe të rëndësishëm, dhe Parisi nuk e kishte fituar kurrë Ligën e Kampionëve. E arritëm për herë të parë. Është një ndjenjë e mrekullueshme të bësh shumë njerëz të lumtur.”

 

Ndërkohë protagonisti i kësaj finale ishte padyshim 19 vjeçari Desire Doue, i shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Ai gjithashtu bëhet lojtari më i ri që shënon dy gola dhe dhuron një assist në historinë e finaleve të Champions League:

 

“Ende nuk e kuptoj që kam fituar Ligën e Kampionëve. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë se çfarë ndjej në këto momente. Kjo që po ndodh është thjesht e pabesueshme”.

 

 

“L’equipe” e përditshmja prestigjoze francize nderon skuadrën e PSG me titullin kryesor: Kjo është parajsa, ndërkohë me të drejtë mediat spanjolle në faqet e para kanë vlerësuar me nota maksimale njeriun që ideoi këtë skuadër fituese: spanjollin Luis Enrique.

Related posts

“TËRBOHET SHEIKU” ME DËSHIRËN E RADHËS/ Klubi i PSG-së gati për të “mbuluar në ar” portierin e…

Delo.autor

U MPOSHT NGA LIVERPOOL/ Trajneri akuzon Klopp: Më talli sikur të isha homo!

Delo.autor

Juventus krenohet me tituj të vjedhur

Sadik.Autor

Leave a Comment