Futboll Sport

E TRISHTË/ Ndërron jetë pas një aksidenti me makinë ylli i Liverpool, Diogo Jota

Një lajm tragjik ka goditur botën e futbollit. Diogo Jota, sulmuesi portugez i Liverpoolit, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas autoriteteve vendase, aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij André – gjithashtu futbollist profesionist 26-vjeçar – doli nga rruga dhe përfundoi në flakë, shkruan Marca.
Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

Related posts

KUMBULLA I PRISH FESTEN MILAN/ S’mjafton Ibrahimovic, “Djalli” e pëson nga portieri

Delo.autor

CHELSEA KËRKON NJË “GARDIAN”/ 80 milionëshi nuk bind, ja tre emra për ta zëvendësuar

Delo.autor

U sulmua barbarisht, Rexhinaldo vendos të shkojë në polici

Sadik.Autor

Leave a Comment