Futboll La Liga Sport

I SHOKON TË GJITHË/ Legjenda Matthäus: Lewandowski, një hap para “Pleshtit”

Matthäus, legjenda e Bayern Munich dhe e kombëtares gjermane është i bindur kur thotë: Lewandoëski është një hap përpara nga Messi. Në deklaratat për gazetën “Bild”, ish-futbollisti i shquar nuk e “kafshoi gjuhën” e tij, pak ditë para çerekfinales së Champions-it mes Barcelonës dhe bavarezëve: Messi do të përballet me pasardhësin e tij, si lojtari më i mirë në botë: Robert Lewandowski. Ai është lojtari më i mirë i momentit, jo vetëm sulmuesi më i mirë”.

Përveç kësaj, ai ka konsideruar se skuadra aktuale katalanase ka më pak rrezikshmëri se në vitet e kaluara: “Barça e sotme nuk është më e njëjta si më parë. Ajo ka Messin, natyrisht. Një lojtar si ai është gjithmonë i aftë për të bërë mrekullira. Sidoqoftë, i vetëm nuk do të jetë mjaftueshëm kundër këtij Bayerni. Barça nuk më frikëson mua”.

Matthäus, pasi dihet lidhja me dy skuadrat, nuk e ka fshehur kurrë besimin e tij se bavarezët do të kualifikohen.“Unë mendoj se Bayerni do të duhet të bëjë shumë gabime për të humbur kundër kësaj Barcelone”, – tha ai për “Sky TV”, të premten e kaluar.

Related posts

LIVE/ Partizani-Luftëtari: Përplasja me Telushin, gjyqtari humbet kontrollin dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

“SHUMË EKIPE NË “LUFTË” PËR MBIJETESË”/ Sulmuesi Hoxhaj beson: Flamurtari do të shpëtojë nga

Delo.autor

REKORD NEGATIV PËR “KUQEZINJTË”/ Gattuso: Milan i frikësuar dhe pa dëshirë, nuk është…

Delo.autor

Leave a Comment