Futboll Sport

KLAUZOLË LIRIMI DERI MË 15 KORRIK/ Asnjë ofertë te Barcelona për mbrojtësin

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ra dakord me katalanasit për të përfshirë një klauzolë të veçantë lirimi: midis 1 dhe 15 korrikut, vlera e kartonit të tij do të reduktohej në “vetëm” 60 milionë euro. Edhe pse kjo është një shumë e konsiderueshme, klauzola mund të shihet si një rrugëdalje për mbrojtësin qendror uruguaian, nëse ai vendos të largohet nga një klub ku nuk ndihet më i domosdoshëm.

9 ditë pasi kjo klauzolë hyri në fuqi, nuk ka shenja të largimit të mundshëm të lojtarit nga Barça.Juventusi, i cili kishte treguar interes të madh për 26-vjeçarin gjatë afatit të fundit të merkatos, vazhdon të monitorojë situatën por pa bërë ndonjë lëvizje.

Araujo do jetë në qëndrën stërvitore të Barcelonës me 13 korrik, aty ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në fillim të sezonit, i gatshëm të luftojë për një vend titullari.

Related posts

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Veseli fiton betejën me COVID-19 dhe është gati, Gjasula ende pezull

Delo.autor

E BUJSHME/ Në Itali votojnë për përjashtimin e Interit, Milanit dhe Juventus nga kampionati. Ja skuadrat që janë pro…

Delo.autor

“ZGJOHU O K**”/ Murinjo del nga vetja. Kapet keq me mbrojtësin e Romës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment