Futboll Sport

TIRANA NUK NDALET NË MERKATO/ Bardheblutë prezantojnë mbrojtësin grek

Klubi i Tiranës ka përforcuar radhët me një mbrojtës grek, Georgios Valerianos, i cili ditën e sotme u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri.

Futbollisti luan në krahun e majtë të prapavijës dhe vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin grek.

NJOFTIMI I TIRANËS

Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu!

KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!

Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë.

Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet!

Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re.

Related posts

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Vjen lajmi për ish-lojtarin e Kukësit pas testit të dytë

Delo.autor

Sherri ndaj Manchester City, Wenger i del në mbrojtje Mourinhos

Q.Autor

GATTUSSO PËRGËZON KUQEZINJTË/ Zbulon arsyen e mungesës së Higuain

Delo.autor

Leave a Comment