Futboll Sport

E ARDHMJA E LOJTARIT TË REALIT NË DYSHIM/ Xabi Alonso reflekton për mesfushorin

Pas një sezoni të gjatë dhe zhgënjyes, që kulmoi me eliminimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain, yjet e Real Madridit po shijojnë pushimet e tyre verore. Kthimi në stërvitje është planifikuar për 4 gusht, një datë e zgjedhur nga trajneri i ri Xabi Alonso, i cili do ta përdorë këtë periudhë për të rishikuar skuadrën dhe për të filluar planifikimin për sezonin 2025/26.

Një nga çështjet që duhet zgjidhur ka të bëjë me Eduardo Camavinga. Ai mungoi në Kupën e Botës për Klube për shkak të një dëmtimi, sakaq ende nuk ka një vend të qartë në planet e trajnerit bask.

Siç raportohet nga Marca, Alonso ende nuk ka vendosur për pozicionin ose rolin ideal për Camavingën.
Prezenca e lojtarëve si Valverde, Bellingham, Arda Güler dhe Tchouaméni, po i vështirëson gjërat.

Ende  nuk ka diskutime për një largim, por thashethemet për interes të mundshëm nga Premier League po fitojnë terren. Nëse situata nuk ndryshon në javët e ardhshme, e ardhmja e Camavinga-s mund të bëhet një nga temat e nxehta të afatit kalimtar të verës.

 

Related posts

Vucaj lojtar i lirë/ Gati marrëveshja me skuadrën e Superiores për shkodranin

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Titullar te Arsenali: Mesfushori bën tatuazh stemën e një klubi tjetër

Isa.Autor

MERKATO/ Pastore lihet sërish jashtë, mediat e çojnë te Interi

Q.Autor

Leave a Comment