Pas lamtumirës zyrtare dje, Alvaro Morata u dha lamtumirën ish-tifozëve të tij të Gallatasarait me një postim në rrjetet sociale, duke sulmuar hapur klubin turk për sjelljen e tyre ndaj tij.
Postimi i plotë
“Të dashur tifozë të Galës dhe popull turk
Fatkeqësisht, nuk mund të them të njëjtën gjë për përvojën time me klubin. Kishte raste kur fjala e dhënë dhe respekti për vlerat themelore nuk u mbajtën.
Deri në fund, angazhimet e marra nuk u respektuan, deri në atë pikë sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të hiqja dorë nga një pjesë e pagës dhe të drejtave të tjera kontraktuale që kisha fituar tashmë falë punës sime (shifra e publikuar nuk është e saktë). Për mua, në jetë dhe në punë, ka parime që nuk duhen shkelur kurrë, siç është respekti për të drejtat e të gjithëve. Mosnjohja dhe moskompensimi i asaj që kam fituar është, për mua, e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e drejtësisë dhe profesionalizmit në të cilat besoj.
E di që këto çështje shpesh nuk diskutohen hapur, por mendoj se është e drejtë t’u japim tifozëve shpjegimin e vërtetë të asaj që ndodhi. Ju dhe qyteti i Stambollit do të mbeteni gjithmonë në zemrën time dhe ju uroj më të mirën, sot dhe në të ardhmen.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për trajnerin dhe stafin e tij fantastik: Jam i sigurt se do të vazhdoni të shkruani historinë e Gallatasarait. Falënderime të përzemërta për të gjithë shokët e mi të ekipit për momentet që ndamë dhe për të gjithë ata që punojnë në mjediset stërvitore.
Me dashuri,
Álvaro”.
