Futboll Sport

ATALANTA-INTER/ Rinisin bisedimet. Transferimi mes dy klubeve mund të mbyllet brenda javës

Atalanta dhe Interi kanë ndërprerë çdo lloj diskutimi rreth Ademola Lukman, pasi bergamaskët nuk do të lejojnë lojtarin të largohet drejt zikaltërve milaneze. Por gjatë ditës së fundit janë rihapur bisedimet për një tjetër lëvizje mes dy skuadrave.

 

Sipas mediave italiane, Atalanta është e interesuar për të transferuar Nikola Zalevskin, anësorin e majtë të zikaltërve milanezë të cilët nuk kanë arritur t’i gjejnë një vend fiks. Interi pagoi klauzolën e blerjes së tij për 6,5 milionë euro nga Roma gjatë verës, por ai mund të përfundojë te Atalanta që në javën e ardhshme, pasi negociatat po zhvillohen me shpejtësi.

Zalevski kërkon të luajë rregullisht dhe Atalanta është një klub që do ia ofrojë këtë mundësi. Kurse te Interi, për të do të ishte e pamundur të luante në situatën aktuale, ndaj marrëveshja raportohet se është drejt finalizimit të shpejtë.

Related posts

Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, mund 3-0 Ukrainën në Grupin E

F.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ronaldo paralajmëron “remuntada”-n kundër Atleticos

Delo.autor

SHOKON MURINHO/ Si mund të flasë Unitedi për titull?

Isa.Autor

Leave a Comment