Futboll Sport

ZYRTARE/ Klodian Arbëri i thotë “po” Tomorit, “djali i shtëpisë” kthehet në pankinë

Ka marrë fund kriza e gjatë e kësaj vere te skuadra e Tomorit, me hapin e parë të rëndësishëm: emërimin e trajnerit të ri, i cili do të jetë një nga emrat më të njohur të futbollit vendas, Klodian Arbëri.Gjatë ditës së hënë paradite, axhenda e kryebashkiakut në detyrë të Beratit, Ervin Ceca, ishte e fokusuar tërësisht tek zgjidhja e krizës që kishte përfshirë Tomorin. Nëpërmjet kontakteve me specialistë dhe donatorë të njohur vendas, u arrit të zyrtarizohej emri i Arbërit, i cili jo vetëm që është idhull i tifozerisë beratase si ish-sulmues dhe goleador, por gëzon respekt maksimal edhe si trajner, duke pasur në CV drejtimin e Tomorit drejt fazës së “play off”-it dy sezone më parë.

Pavarësisht se gjatë kësaj vere Arbëri ishte në bisedime me dy skuadra të njohura të niveleve më të larta të futbollit shqiptar, ai vendosi të rikthehej te Tomori për dy arsye: zemrën dhe përgjegjësinë profesionale. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Arbëri tha:

“Tomori për mua është një zgjedhje zemre, por edhe një përgjegjësi profesionale, sidomos në këtë moment të një krize të thellë, që ashtu si gjithë tifozët dhe specialistët më kishte shqetësuar edhe mua. Unë do të bëj punën time si profesionist, dhe falënderoj jo vetëm kryebashkiakun Ceca për besimin, por edhe donatorin Gramoz Toto dhe tifozerinë për inkurajimin. Mendoj se do të nisim nga puna ditën e mërkurë, më 20 gusht. Do të vëzhgoj elementët e rinj dhe me perspektivë vendas, të cilëve do t’u jap shumë besim, dhe së bashku me klubin do të vendosim edhe për emërimin e krahut tim të djathtë. në detyrën e zv.trajnerit.”

Related posts

FLET ISH-KAPITENI I BARCELONËS/ Puyol befason: Ai është një lojtar shumë i dashur, por donte…

Delo.autor

FLET PËR LARGIMIN E GRIEZMANN/ Simeone sqaron: Është shumë e vështirë të gjesh…

Delo.autor

ANALIZA E HOLLËSISHME/ Pirlo: Ja pse JUVENTUSI do të fitojë Championsin

Isa.Autor

Leave a Comment