Dinamo luan sfidën e parë historike në “Play off”-et e Conference League, përballë polakëve të Jagiellonias.
Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë për herë të katërt, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, kjo pasi e ka bërë një herë me Skënderbeun në Europa League dhe dy herë radhazi me Ballkanin në Conference League.
“Nëndetësja” shkon në ndeshjen e parë në Poloni me dy mungesa të rëndësishme, siç janë Itodo dhe Zabërgja, të cilët u larguan nga klubi këtë merkato vere.
Gjithsesi, blutë do të tentojnë të bëjnë një tjetër histori, pas një jave më parë kur mundën në Tiranë Hajdukun e Splitit.
Sfida transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht në DigitAlb.
Live:
Jagiellonia 0-0 Dinamo
Komenti Live:
9′ Pululu tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet pa probleme në duart e Teqjas.
5′ Një kundërsulm perfekt nga ana e Dinamos, por Bregu nuk finalizon si duhet, me topin që ndalet nga portieri vendas.
1′ Pululu tund rrjetën pas një topi të marrë në zonë, por goli anulohet pas një pozicioni të parregullt.
1′ Starton sfida!
Formacionet Zyrtare:

