Futboll La Liga Sport

ZYRTARIZIM HUMAN/ Perez nënshkruan me djalin e Antonio Reyes

Djali i të ndjerit Jose Antonio Reyes, Jose Antonio Reyes Lopez, i është bashkuar akademisë së Realit të Madridit.

11-vjeçari ka firmosur me klubin e madh spanjoll, pas një marrëveshjeje që ishte arritur përpara aksidentit tragjik të të atit, edhe ai ish-lojtar i Realit, me të cilin fitoi edhe një titull kampion kur trajner ishte Fabio Capello.35-vjeçari, i cili ishte drejt fundit të karrierës, këtë vit luante me Extremadurën në kategorinë e dytë spanjolle. Jose Antonio Reyes po udhëtonte me 237 km/h kur pësoi aksidentin që i kushtoi jetën atij dhe nipit të tij 23-vjeçar që kishte në makinë.

Ish-lojtari i Real Madrid, Arsenal dhe kombëtares spanjolle humbi kontrollin e makinës së tij Mercedes Brabus, që u përplas me bordurat dhe më pas mori flakë.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu fluturon në krye, Laçi e ndjek, Kukësi prek fundin

F.autor

ZYRTARE/ Brazili merr vendimin përfundimtar në lidhje me trajnerin Tite

Isa.Autor

Super Immobile, më i mirë se Cavani, Kane dhe Messi

Q.Autor

Leave a Comment