Futboll Sport

ARDON JASHARI PËSON DËMTIM TË MADH NË STËRVITJE/ Milan ka frikë se mund të ketë një fibulë të thyer

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar dëmtimin e Ardon Jasharit. I afruar vetëm pak javë më parë te kuqezinjtë pas një telenovele të gjatë vere, mesfushori shqiptar u lëndua pas një përplasje me Gimenez.

“Ardon Jashari? Ai është një lojtar i fortë dhe premtues. Fatkeqësisht, ai u lëndua këtë mëngjes pas një përplasjeje me Gimenez dhe nuk do të jetë i disponueshëm kundër Leçes. Mendoj se është një mesfushor mbrojtës, ose mund të luajë në një mesfushë me dy lojtarë”, tha Max.

Sipas raporteve fillestare, dëmtimi mund të mos jetë aq i vogël. Lojtari shqiptar mori një goditje të rëndë në fibulë (kocka e pulpës) dhe ka frikë se ai mund të ketë pësuar një frakturë që mund ta mbajë jashtë loje për të paktën disa muaj.

Lecce dhe Milan luajnë nesër në orën 20:45 për raundin e dytë të Serie A. Kuqezinjtë duhet të reagojnë në udhëtim, pasi e nisën sezonin me humbjen 1-2 kundër Cremoneses në shtëpi.

Related posts

Manchester United, Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Q.Autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ UEFA cakton për sfidën Islandë-Shqipëri gjyqtarin skocez…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Immobile krah emrave të mëdhenj të Lazios, goli ndaj Atalantës e fut në histori të klubit

Delo.autor

Leave a Comment