Futboll Sport

NË LUFTË ME KOHËN/ Në Premier League nxitojnë për Kolo Muani

E ardhmja e Kolo Muani është në udhëkryq. Jashtë planeve të trajnerit të PSG, Luis Enrique për sezonin 2025/26, sulmuesi ka vetëm disa orë kohë për të gjetur një destinacion të ri.

Anglia duket opsioni më i mundshëm për Kolo Muani, me klubet kryesore të Premier League që po garojnë në distancë për shërbimet e tij.

Tottenham mund të bëjë një ofertë të minutës së fundit, ashtu si edhe Newcastle, me këta të fundit që i kanë paratë e nevojshme pas shitjes së Isak. Kolo Muani vjen pas një periudhe huazimi në Torino te Juventusi, por bardhezinjtë nuk ia dolën dot që të blejnë kartonin e tij,

 

Sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim e të shohim.

Related posts

MBI ÇËSHTJEN E EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Lucescu: Historia më e keqe që kam jetuar në botën e futbollit

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Leicester. Rezultati 2-5

Delo.autor

ZYRTARE/ Trajneri Reja shpall emrat për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League (LISTA)

Delo.autor

Leave a Comment