Futboll Sport

FOTOLAJM: Igli Tare takon Edi Ramën në kryeministri?

Pas një vere të nxehtë dhe shumë produktive si Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare ka gjetur kohë dhe ka vizituar Tiranën. Shqiptarja.com ka siguruar një foto të Tares në ambientet e pasme të kryeministrisë, në pritje për t’u futur në institucion.

Miqësia e ‘Bjondit’ me kryeministrin Edi Rama është e kahershme dhe të dy ndajnë pasionin për sportin. Edhe pse Tare është drejtues te Milani dhe Rama tifoz me Juventusin, kjo gjë nuk i ka ndarë palët, por përkundrazi janë në bisedime edhe për sportin.

Disa muaj më parë, kur Tare u emërua si Drejtori Sportiv i Milanit, ndër të parët që e uruan ishte Edi Rama. Tare nuk duket se ka qenë shumë i lumtur me kryeministrin Rama, me këtë të fundit që i dha “një dorë” Edon Zhegrovës për t’u transferuar te Juventusi, pasi u pajis me pasaportën shqiptare, që e bën evropian në Serie A.

Vizita e Tares në Tiranë lidhet edhe me sfidën Shqipëri – Letoni e cila luhet nesër në ‘Air Albania’.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: 18 gola të shënuar, njihuni me të gjitha rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)

Isa.Autor

De Biazi gromësin në transmetim live, tifozët italianë e tallin keq

Sadik.Autor

BOLOGNA-MILAN/ Pas gabimit të Ibrahimovic nga pika e bardhë, Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment