Albanian Stars Futboll Seria A

Ndjenja e fitores, Strakosha e tregon me një… foto

Thomas Strakosha po kalon një formë shumë të mirë dhe në Romë ua ka fituar të gjithëve zemra, sigurisht tifozëve të Lazio-s, që është edhe ekipi i parë në kryeqytetin italian. Vendi i tretë në Serie A ka ardhur edhe falë paraqitjeve të bëra nga portieri i Shqipërisë, që së bashku me Etrit Berishën po bëjnë shumë mirë në Itali.

Lazio e Strakoshës këtë sezon ka marrë shumë fitore, plot 14, ndërkohë që vetëm në tre takime janë thyer, duke grumbulluar 46 pikë, tetë më pak se Napoli kryesues. Skuadra italiane spikat edhe në sulm, me 56 gola të realizuar, si askush në Serie A deri më tani.

Por si ndihet Thomas Strakosha kur fiton? E tregon me një foto të postuar në “Instagram”, që me “siguri” shoqërohet me një të sharë pas. Shqiptar është edhe ai, por ku i dihet, mund edhe të festojë ndryshe./EDS/

 

Related posts

E ARDHMJA E “JOYTA” NË DILEMË/ Agjenti i Dybala mbërrin në Torino

Delo.autor

BEFASI NË ANGLI/ Skuadra e kategorisë së tretë eliminon ekipin e Premier League (VIDEO)

Delo.autor

SUAREZ SHIHET ME “DYLBI”/ Juventus i rikthehet “pazarit” me Romën

Delo.autor

Leave a Comment