Futboll Sport

GOL DHE ASIST/ Messi udhëheq Inter Miami, “thyen” 3-1 Seattle Sounders

Inter Miami rikthehet te fitorja, këtë e bën në sfidën më të rëndësishme, kundër Seattle Sounders. Pas zhgënjimit që pësuan në finalen e Leagues Cup, Messi me shokë reaguan shpejt duke dalë me 3 pikë pas suksesit 3-1. Jordi Alba hapi siparin e golave, me anësorin spanjoll që mori një asist të pastër nga Leo Messi duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë në minutën e 12-të.

“Pleshti” argjentinas provoi në disa momente të gjente golin e avantazhit, por ishte i pafat, madje duke goditur edhe shtyllën pingule. Më në fund, pas disa përpjekje, Jordi Alba i kthehu nderin, ku në minutën e 41-të futi një top të bukur në qendër, aty ku Messi devijojë saktë duke dyfishuar shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 52-të, Inter Miami realizoi edhe golin e tretë me Fray. Seattle ngushtoi shifrat në minutën e 69-të, por vetëm kaq, një gol që vlen thjesht për statistika.

Related posts

Salah nuk do të prishë agjërimin për finalen e Champions-it

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Klubi i Serisë A godet në merkato, arrin akordin me lojtarin e Barcelonës…

Delo.autor

TIFOZËT MARRIN LAJMIN E SHUMËPRITUR/ Seria A gati t’i hapë stadiumet në masën 25%

Delo.autor

Leave a Comment