Sport

BOTËRORI I MUNDJEVE/ Shqipëria e mbyll me një argjend në Zagreb

Shqipëria ka përfunduar të shtunën konkurrimin e saj në Kampionatin Botëror të mundjes, eveniment i zhvilluar në Zagreb, nga data 13 deri më 21 shtator. Ishte Gjetë Prenga ai që i mbylli garat kuqezi në botëror, sportist që konkurroi në stilin greko-roman, në kategorinë e peshave 67 kilogramë.

Prenga nuk shkoi më shumë se ndeshja e parë, pasi u mund me rezultatin 9- 0 nga Tsuchika Shimoyamadaa. Mundësi që përfaqëson Australinë u shfaq dominues në tapet, për të merituar fitoren. Shqipëria në Botëror u përfaqësua me pesë sportistë, ndërsa rezultatin më të lartë e shënoi Chermen Valiev, i cili fitoi medalje argjendi.

Një arritje e madhe për mundjen dhe sportin shqiptar në kompeticionin më të rëndësishëm. Kuqezinjtë e tjerë nuk mundën që të linin shumë gjurmë. Zelimkhan Abakarov u eliminua në duelin e dytë, ndërsa Islam Dudaev e mbylli rrugëtimin e tij që në ndeshjen kualifikuese. Ndërkohë në kategorinë e femrave, Albina Drazhi u eliminua që në duelin e saj të parë.

Related posts

SHERR DHE GRUSHTA/ Policia Bashkiake nuk merr përsipër sigurinë, anulohet ndeshja

Isa.Autor

TREGON PATOLOGJINË E TIJ/ Mesfushori i Danimarkës: Jam daltonik, shpesh nuk i dalloj shokët e ekipit…

Delo.autor

KALENDARI/ Kampionat dhe Champions, Interin e presin 10 ndeshje në 32 ditë

Delo.autor

Leave a Comment