Futboll Sport

Në Peru botërori është çështje kombëtare, presidenti ndërhyn për grumbullimin e sulmuesit

Ashtu si kishte nënvizuar televizioni peruan “Latine”, kur bëri të ditur shkarkimin e gazetarit Magaly Medina, ka ardhur momentin që të gjithë të jenë të bashkuar për mbështetjen e kombëtares së futbollit dhe mbi të gjitha për mbështetjen ndaj Paolo Guerrero.

“El Barbaro” nuk është në listën e 23 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Gareca, si pasojë e skualifikimit për doping nga ana e TAS. Por në Peru nuk janë dakord dhe fushata për zbutjen e dënimit ka arritur tashmë në nivelet më të larta.

Golashënuesi është takuar me presidentin e Perusë, Martin Vizcarra për të planifikuar lëvizjet. Njeriu më i fuqishëm në Peru ka deklaruar se do të bëj të pamundurën për të çuar Guerrero në Rusi.

Pra, autoritet shtetërore në Peru do t’i japin të gjithë mbështetjen e tyre kapitenit Guerrero dhe avokatëve të tij, nëpërmjet ambasadës në Zvicër?

Por ç’lidhje ka qeveria amerikano-latine me dënimin e TAS? Shumë e thjeshtë, ata do të investojnë në KAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë me idenë për të zbutur skualifikimin. Ata synojnë me çdo kusht që futbollisti i tyre më i mirë, i skualifikuar për përdorim kokaine, të luajë në Kupën e Botës, 36 vjet nga hera e fundit që Peru ka marrë pjesë.

Ndoshta nuk do të vlejë por populli dhe qeveria janë bashkuar të vendimin për të mbështetur “El Barbaro”. Dhe kush thotë që futbolli nuk është i rëndësishëm dhe nuk mund të kthehet në çështje kombëtare?!

Related posts

DHUROJNË SPEKTAKËL/ Barcelona e fiksuar pas brazilianëve, plot 543 milion euro të shpenzuara

Isa.Autor

DORËZOHET PËR KAMPIONIN E BOTËS/ Manchester United gati të shpenzojë në janar për yjet…

Delo.autor

ALLEGRI I PREFERUARI PËR “LOS BLANCOS”/ Në vend tij do të drejtojë Juventusin “njeriu i rekordeve”…

Delo.autor

Leave a Comment