Futboll Sport

PRAPASKENË E BUJSHME/ Napoli flirtoi me Neymar, në fund vendosi Conte

La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që me shumë mundësi nuk do t’i pëlqejë aspak tifozëve të Napolit. Gjatë verës, presidenti De Laurentis, kishte në dorë shansin për të transferuar Neymar në Napoli, por në fund ai që vendosi veton ishte Antonio Conte.

La Gazzetta zbulon, se sulmuesi brazilian, pasi e kishte mbyllur me Al Hilal, po mendonte për një rikthim në Evropë, dhe Napoli ishte një opsion konkret, por Conte dhe pjesa tjetër e stafit nuk ishin të bindur, kjo për shkak të formës së tij fizike, dëmtimet e njëpasnjëshme.

Presidenti De Laurentis dhe drejtori Manna i shkuan në zyrë Conte duke ia paraqitur si opsion, por Conte hezitoi. Jo vetëm për shkak të gjendjes së Neymar, por në të njëjtën kohë, Napoli ishte në negociata edhe me De Bruyne. Fundin e historisë tashmë e dinë të gjithë. Neymar u transferua te Santos, ndërsa De Bruyne u transferua në Napoli.

Related posts

INTER ESCALDES-TEUTA/ Martini kërkon përmbysjen e madhe, hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDESHJE E VAKËT/ Laçi dhe Kamza ndajnë pikët në një takim të “përgjumur”

Isa.Autor

Raiola takon drejtuesit, projektohet një lëvizje surprizë për Balotelli…

Sadik.Autor

Leave a Comment