Futboll Seria A Sport

KRIZA TEK INTER/ Plan për pagat, propozim i ri edhe për shitjen

Edhe “Corriere dello Sport” e ka konfirmuar, ditën e djeshme se drejtuesit e Interit janë mbledhur për t’i prezantuar skuadrës një plan për pagesën e muajve korrik-gusht dhe nëntor-dhjetor. Në këtë mënyrë do të anashkalohet rreziku i penalizimit në klasifikim.

Brenda disa ditësh në llogaritë e futbollistëve do të derdhen dy muajt e parë, ndërsa pagesa e dy të fundit të 2020-ës, që në bazë të rregullores federale duhet të jepen brenda 16 shkurtit (nuk parashikohen shtyrje), do të paraprihen përmes një akordi me grupin. Për të zhvendosur datën e pagesave është i nevojshëm edhe miratimi i të federuarve që janë nën kontratë por nuk punojnë më në “Appiano”, si Luçiano Spaleti dhe stafi i tij.

Azhurnime të reja nga “Sole 24 Ore” edhe lidhur me bisedimet mes Interit dhe “Bc Partners”: skenari më i mundshëm, në rast se bisedimet do të vazhdonin, mund të jetë shtimi i kapitalit dhe blerja e 51% të kuotave, me “Suning” që do të mbetej në minorancë.

Related posts

Monaco e gatshme të shesë Lemar, ja çmimi ‘stratosferik’ që duhet të paguhet për të

Q.Autor

“DO TË LARGOHEM”/ Klubi i Serisë A kontakton menaxherin e yllit të PSG-së

Delo.autor

KALÇETO NË BURG/ Ronaldinhon e markon një deputet, trofeu është një… derr

Delo.autor

Leave a Comment