Futboll Sport

MBAPE NË NDJEKJE TË REKORDEVE TË MESSIT/ Ronaldo është lënë prej kohësh pas

Në trenin e kohës, ku vetëm pak të zgjedhur arrijnë të lënë gjurmën e tyre, ekziston një vagon që shumë pak e arrijnë, bëhet fjalë për “pasagjerin” me numër 394. Duke udhëtuar atje, dy emra që futbolli i shkroi me të njëjtën bojë mrekullie, Lionel Mesi dhe Kilian Mbape.

Dy breza të ndryshëm, por dy rrugë që kryqëzohen me një numër magjik, 394 gola para se të mbushin 27 vjeç. Mesi mbërriti i pari. Në vitin 2014, vetëm 27 vjeç, ai e kishte transformuar tashmë futbollin sipas dëshirës së tij. 394 gola në 513 ndeshje, një mesatare e pamundur (0.78 gola për ndeshje). Pesë Topa të Artë dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Mbape, trashëgimtari i marramendjes, fëmija që u rrit me posterat e Kristiano Ronaldos në murin e tij, ka arritur të njëjtin rekord. Ai e ka bërë këtë në 530 ndeshje dhe ende ka ndeshje për të luajtur. Fati tekanjoz i vendos ata në të njëjtën makinë rekordthyese. Deri më 20 dhjetor, Kiki ka ende 12 ndeshje për të shënuar një gol për të thyer rekordin e argjentinasit argjentinasit. Eshtë një një futboll që shtyn drejt xhevahireve të reja. Ja pse, kur dikush barazon rekordin e Mesit, bota duhet të ndalet për të paktën një moment.

Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për gola: bëhet fjalë për qëndrueshmëri, shpirt, një këmbëngulje që sfidon kohën. Njësoj si me Kristiano Ronaldon, i cili në moshën 27 vjeç kishte “vetëm” 213 gola. Dhe ashtu si vera, e cila përmirësohet me moshën, portugezi tani ka shënuar 946 gola gjatë gjithë karrierës së tij dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin profesional.

“Njerëzit, veçanërisht familja ime, më thonë: ‘Është koha që të ndalesh. Ti bëre gjithçka. Pse do të arrish 1,000 gola?’ Por unë nuk e shoh në atë mënyrë. Ndihem sikur ende mund t’i sjell gjëra të mira ekipit tim dhe ekipit tim kombëtar. Pra, pse të mos vazhdoj? ” rrëfeu Kristiano.

Related posts

Cahill: Trajneri nuk ka faj, ne duhet të marrim përgjegjësi

Q.Autor

PAS FITORS NDAJ GUINGAMPIT/ Shënoi tripletë me PSG, Mbappe ka një mesazh për Real Madridin

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Trajneri Dede me sulm të frikshëm ndaj “Demave”, ja formacioni i frikshëm…

Delo.autor

Leave a Comment