Futboll Sport

“SHORT I VËSHTIRË…”/ Gjimshiti për grupin e Ligës së Kombeve: Kombëtarja të tregojë rritje

Lideri i mbrojtjes në Kombëtares Berat Gjimshiti thotë se shorti në Ligën e Kombeve është shumë i fortë për Shqipërinë, por njëkohësisht edhe emocionues. Gjimshiti refuzon të përcaktojë një objektiv për kuqezinjtë, por shton se gjithçka do të shihet rrugës.

“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta”, – thotë Berat Gjimshiti për Fshf.org, duke shtuar:

“Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptaret në kohët e fundit”, – shprehet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Related posts

Gareth Bale larg Realit, duel PSG-Liverpool për uellsianin

Q.Autor

ISCO – JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” ka kuptuar skenarin e ri…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ 20 milionë euro plus Jorginho, zbulohet prapaskena për yllin Dybala…

Delo.autor

Leave a Comment