Futboll Sport

PAMJET/ Momenti epik në stadium, Cristiano Ronaldo i tregon tifozit të tij numër 1 se si feston Al-Nassr

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë në futboll. Ylli portugez shënoi golashënuesin e tij të 800-të në karrierë me klubet, gjatë fitores bindëse të Al Nassr 5–1 ndaj Al Fateh, të shtunën në kampionatin saudit.

Megjithëse penalltia e tij në minutën e 59-të u prit nga portieri kundërshtar, Ronaldo reagoi menjëherë, duke realizuar vetëm një minutë më pas – një gol fenomenal dhe historik që vulosi një tjetër arritje legjendare në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Spektaklin në stadium e shtoi edhe prania e IShowSpeed, ylli i YouTube-it dhe fansi i flaktë i Ronaldos. Ai ishte në tribuna, duke transmetuar drejtpërdrejt reagimet e tij, që shpejt u bënë virale në rrjetet sociale.

Pas ndeshjes, dyshja e papritur ndau një moment të veçantë. Në një video që u përhap menjëherë online, Ronaldo i mëson Speed-it si të luajë në daulle, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe të papritur pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione dhe histori.

VIDEO

Related posts

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Mbrojtësi i Kombëtares RINOVON edhe për 4 vite me klubin e …

Isa.Autor

“ERIKSEN NA KA DËRGUAR MESAZH QË NDIHET MIRË”/ Marotta: Gjesti i kapitenit Kjaer ishte…

Delo.autor

DEKLARATA E NEYMAR NDEZ POLEMIKAT/ “Pleshti” tek PSG? Presidenti Al Khelaifi jep përgjigjen e epike

Delo.autor

Leave a Comment