Futboll Sport

SHPËRBLIM I “ÇMENDUR”/ Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës 2026

Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën e fundit të eliminatoreve aziatike.

Sipas vendimit të bërë publik nga Ministri i Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, çdo lojtar dhe anëtar i stafit teknik do të marrë 5 milionë rialë sauditë, që përkthehet në rreth 1.1 milionë euro.

Ky është kualifikimi i tretë radhazi i Arabisë Saudite në garën më të madhe të futbollit botëror, një arritje që vlerësohet si dëshmi e progresit të madh që ka bërë futbolli saudit vitet e fundit.

Tani, me synimin e tyre të vendosur te Kupa e Botës, sauditët nuk synojnë vetëm të përsërisin performancën e tyre më të mirë të vitit 1994, por edhe të lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e turneut.

Related posts

Pamjet që nuk i patë në TV/ Nejmar KËRCËNOI gjyqtarin në fundin e pjesës së parë

Isa.Autor

PO MAHNIT ITALINË/ Kin “sulmon” të atin: I detyrohem gjithçka mamasë

F.autor

ZYRTARE/ Një tjetër firmë për Dinamon, ish-futbollisti i Flamurtarit prezantohet tek klubi kryeqytetas

Delo.autor

Leave a Comment