Futboll Sport

TRONDITET JUVENTUS/ Policia ushtron kontroll të befasishëm gjatë natës, shefat në hetim

Juventusi është sërish në telashe. Mediat italiane shkruajnë se Guardia di Finanza ka ushtruar një kontroll të befasishëm gjate natës në selinë e klubit sportiv Juventus.

Guardia di Finanza e Torinos ka nisur një proces hetimor e ka vënë nën hetim Presidentin e klubit Agnelli, nën presidentin Nedved, si dhe ish drejtorin sportiv Paratici.

Ata akuzohen për deklarim fals të bilanceve të klubit në vitet 2019- 2021.

Në listën e të hetuarve janë dhe Shefi i Corporate & Financial Officer Stefano Cerrato, ish Shefi i Corporate & Financial Officer, Stefano Bertola e ish drejtuesi financiar Marco Re.

Sipas mediave italiane, policia të enjten në darkë ka shkuar në zyrat e klubit dhe ka marrë dokumente sa u përket transfertave të kryera në tre vitet e fundit, ku dyshohet se janë bërë bilance të rreme financiare. Dyshohet për lëvizje fiktive që kapin shumën 50 milionë euro.

Related posts

INTER-MILAN/ Ja formacionet e mundshme, Higuain mund të futet në histori

Isa.Autor

TË DY JANË ATA JANË ME EKIPE TË NDRYSHME/ Rrëfimi i vëllezërve Krasniqi dhe ëndrra më e madhe e tyre

Delo.autor

Neymar kërcënon PSG, kërkon një rrogë të çmendur për të qëndruar

Q.Autor

Leave a Comment