Futboll Sport

GJIMSHITI SHNDËRROHET NË LEGJENDË TË ATALANTËS/ 300 paraqitje me skuadrën

Berat Gjimshiti ka hyrë në historinë e Atalantës, duke arritur kuotën e 300 paraqitjeve. Klubi nderoi mbrojtësin e kombëtares shqiptare para ndeshjes kundër Sassuolos, me Gjimshitin që i bashkohet legjendave si De Roon, Pasalic dhe Toloi.

Kujtojmë që lojtari erdhi në Bergamo në janar 2016, nga skuadra zvicerane e Zurich. Përveç faktit se mbetet një nga mbrojtësit më të mirë, ai mbetet i rëndësishëm edhe në fazën offensive.

Ndër momentet e tij më të paharrueshme janë dy golat kundër Olympiacos në Europa League dhe goli i tij i parë në Champions ndaj Shakhtar Donetsk në Gelsenkirchen.

Related posts

Në pritje të Interit, sulmuesi italian i jep fund beqarisë

Sadik.Autor

“SKUADRËS I JAPIM NOTËN 8, ISHIM SHUMË MIRË NË…”/ Trajneri Ndreu: Ju tregoj çfarë i kërkova presidentin

Delo.autor

E KRYER/ Sot firma në kontratë, sulmuesi i Interit arrin akordin me skuadrën e…

F.autor

Leave a Comment