Futboll Sport

LIGUE 1/ PSG i përgjigjet Marseille, parizienët mundin pastër Le Havre-n dhe ngjiten në krye

PSG rikthehet në krye të kampionatit francez me një fitore të pastër 3-0 ndaj Le Havre në Parkun e Princave. Kampionët e Evropës nuk e patën aspak të vështirë të koleksiononin fitoren e radhës në kampionatin francez. Për skuadrën e Luis Enrikes realizoi koreani Li Kang In në pjesën e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë vendasit do të mbyllnin llogaritë pas golave të Neves dhe Barkola.

Me këtë sukses Paris Sen Zhermen i kundërpërgjigjet skuadrës së Marsejës, duke rimarrë vendin e parë në klasifikim. Ata udhëheqin kampionatin me 30 pikë, dy pikë më shumë se sa marsejezët, që janë edhe ndjekësit më të afërt.

Related posts

E PAPRITUR/ Të dielën shpallet kampioni, Boca JUNIORS çon në CAS River PLATE-in

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Chelsea nuk di të fitojë, Lampard zhgënjen sërish (VIDEO)

F.autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Ka nisur supersfida në Korçë, vendasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

Leave a Comment