Futboll Seria A Sport

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Reduktimi i pagave te Juventus, Ronaldo i befason të gjithë

Mesazhi i lançuar nga kapiteni Chiellini gjen mbështetje te Juventusi. Lojtarët bardhezinj janë dakord për të mos u paguar për periudhën e ndërprerjes së kampionatit, për shkak të emergjencës së “Coronavirus”. Për të thënë “po” ka menduar edhe Cristiano Ronaldo.

Kjo u zbulua nga “Tuttosport”, sipas së cilës kampioni portugez do t’i përmbahet propozimit të kapitenit të Juventusit, duke hequr dorë një pjesë e pagës vjetore (një muaj e gjysmë). CR7 bashkohet kësisoji me korin e senatorëve bardhezinj, Buffon dhe Bonucci. E thjënë ndryshe, Ronaldo do të heqë dorë nga rreth 4 milionë euro.

Një thirrje, që duket se ka gjetur miratim nga e gjithë skuadra. Kjo qasje duket se është ndërtuar nga klubi, në sinergji me kapitenin, përmes bisedimeve jopublike gjatë ditëve të fundit. Pasi u vendos se çfarë të bënte, Chiellini ftoi shokët e skuadrës për t’i shkurtuar angazhimet financiare. Vetëm disa kushte të marrëveshjes do të përcaktoheshin në tavolinë, por skenari do të marrë formë.

Përveç heqjes dorë nga paga e një muaji e gjysmë, ka edhe hipoteza të tjera në tryezë: Juve paguan lojtarët e vet deri në mars dhe pastaj nuk e bën këtë derisa të rifillojë kampionati; ndoshta deri në qershor, ose në rast të ndërprerjes përfundimtare të Serie A, po qe se topi nuk rrotullohet përsëri për këtë edicion.

Related posts

Vazhdojnë veprimet provokuese të mediave serbe, kapen me Shaqirin dhe Behramin

Sadik.Autor

Conte: Kurrë nuk e kam kërkuar Jamie Vardy në “Stamford Bridge”

Q.Autor

MASA PËR FINALEN E EUROPIANIT/ Helikopterë dhe 2 mijë forca sigurie

F.autor

Leave a Comment