Futboll Sport

DY ASISTE NË SERIE A/ Medon Berisha tregon klasin me Leccen

Medon Berisha vijon të mbetet një nga lojtarët më të mirë të Leçes. Mesfushori i kombëtares u shfaq sërish në mesin e protagonistëve, teksa në ndeshjen e kampionatit ndaj Torinos dhuroi dy asiste.
Fillimisht, në minutën e 20-të, Berisha gjeti mjaft mirë shokun e skuadrës me një top perfekt të dërguar nga goditja e këndit.

2 minuta më pas, 22-vjeçari lëvizi mjaft mirë u afrua zonës dhe me një të djathtë tokazi shërbeu për Bandën, i cili e pati të lehtë për të shënuar.

Pas sfidës, paraqitja e Berishës u vlerësua me notën e lartë 8. Lojtari i kombëtares, në këtë sezon, numëron 3 asiste dhe 2 gola. Shifra të kënaqshme këto, pasi jemi vetëm në javën e 13-të të kampionatit italian.

Në krahun tjetër, Kristjan Asllani ishte protagonist negativ, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me sfidën që përfundoi 2-1 për Leçen.

Mbetet për t’u theksuar fakti se edhe pse u grumbullua nga kombëtarja, Berisha nuk u preferua nga Sylvinho për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Related posts

TASHMË EDHE KAPITEN/ ANCELOTTI përgëzon HYSAJN: Sillet si VETERAN

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ Ja pse ALLEGRI dhe RONALDO munguan në “The Best”, e dinin që…

Isa.Autor

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

Leave a Comment