Futboll Sport

FORMULA 1/ Piastri bën fenomenin në Katar, fiton garën e sprint dhe pastaj merr edhe pole-position

Oskar Piastri kishte një të shtunë perfekte në Formula 1 teksa ka lënë shenjë duke dominuar si garën sprint duke fituar pikë të rëndësishme për titullin, ashtu edhe pole-position për garën e nesërme.

Piastri ishte dominues i plotë dhe ia doli të merrte vendin e parë, para shokut të skuadrës, Lando Norris me të cilin duelon për titullin, ndërsa vendin e tretë e mori pikërisht Maks Vershtapen. Antoneli, Rasëll, Alonso, Sainz dhe Gasli ishin ata të cilët përfunduan në zonën e pikëve.

Më pas, e kishin radhën provat zyrtare për pole-position dhe aty Piastri përsëri ia doli të ishte më i shpejtë sa Norris, duke vendosur hegjemoninë brenda skuadrës në startin e garës, teksa pas tyre niset Vershtapen i cili nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.Dita ishte e tmerrshme për Ferrarin me pilotët e saj që nuk siguruan pikë në sprint e më pas edhe në kualifikuese, ku Lëklerk siguroi vetëm vendin e 10. Ndërsa Hemilton u eliminua që në kualifikuesen e parë, duke vazhduar sezonin e makthit me njëvendshen italiane.

Related posts

FORMULA 1/ Verstappen: Titulli nuk u vendos në një garë, kam bërë një sezon fantastik

Delo.autor

Milan planifikon përforcimet, këto janë kërkesat e Gattusos

Sadik.Autor

E BUJSHME/ E ardhmja e mesfushorit Costa, Bayern Munich vendos përfundimisht

Delo.autor

Leave a Comment