Futboll Sport

INCIDENTE TË TURPSHME NË TURNEUN E MESSIT/ Tifozët shkatërrojnë stadiumin në Indi

Ndalesa e parë e turneut të Lionel Messit në Indi mori një kthesë të papritur. Tifozët e zemëruar shkatërruan karriget dhe hodhën sende në fushë, ndërsa kaosi shpërtheu në stadiumin Salt Lake të Kalkutës. Skena e pakëndshme erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së tifozëve ndaj paraqitjes së shkurtër 20-minutëshe të Messit. Organizatori i eventit është ndaluar si pasojë e incidentit dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, është hapur një hetim për çështjen.

Sulmuesi argjentinas Messi është në Indi si pjesë e ‘GOAT Tour 2025’, një eveniment me katër pjesë, ku ai është planifikuar të marrë pjesë në koncerte, ndeshje futbolli të ndryshme, një turne padel dhe të fillojë nisma bamirësie në Kolkata, Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi.

Related posts

Problemet financiare/ Interi pritet të humbasë shërbimet e Skriniar për…

Sadik.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ “BIRI I ERËS” shënon 2 SUPER GOLA për Mariners (VIDEO)

Isa.Autor

E ÇUDITSHME NGA HOLANDA/ U shtir si i sëmurë për të ndjekur Totenham-Ajax, ja vendimi i klubit

Delo.autor

Leave a Comment