Futboll Sport

FSHF i kërkon faktet Mziut: Na trego edhe ne si i gjete rezultatet!

Fillimisht reagoi presidenti i Laçit, Pashk Laska, ndaj parashikimit me “rezultat në kokë” të Xhelal Mziut, kryebashkiakut të Kamzës, mbi ndeshjen Vllaznia-Laçi 1-0. Ai ka thënë se do ta padisë kreun e qeverisjes vendore të Kamzës në Prokurori, ndërkohë që vetëm sot, disa ditë pas deklarimit publik, është zgjuar edhe FSHF-ja, që ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi rastin në fjalë.

Në të lexohet: “Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu, për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media mbi përfundimin e tyre.

FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet, për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës”.

Kujtojmë se Mziu parashikoi edhe fundin e ndeshjes Teuta-Laçi, me fitoren e durrsakëve, edhe pse në atë rast nuk guxoi të fliste për “rezultat në kokë”. Njëkohësisht, mësohet se në veprim do të hidhet edhe Komisioni i Etikës, që do të marrë në pyetje Xhelal Mziun.

Related posts

Komentatori në TVSH i pyet shqiptarët: Çfarë k***n do/ “VIDEO-SKANDALOZE”

Sadik.Autor

VENDI I TRETË NË RENDITJE/ Elliott ka gati “super dhuratën” nëse Milani…

Delo.autor

Coutinho merr numrin e veshur nga Henry në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment