Futboll Sport

“TOKA E PREMTUAR” NUK I SJELL FAT/ Uzuni “humbet” 2 milionë euro në 3 muaj

Ndër vite, Myrto Uzuni mbetet një nga legjionarët më të rëndësishëm, një sulmues plot klas, një “xholi” për çdo trajner që është ulur në stolin kuqezi. Në kulmin e karrierës së tij, gjatë kohës kur ishte te Granada, Uzuni befasoi jo pak duke zgjedhur të transferohet në Amerikë, tek ekipi i Austin. Sigurisht, kjo ishte një zgjedhje e vështirë, por në fund Uzuni vendosi të zgjedh familjen, një kontratë të mirë financiare, por që në aspektin sportivi ka kushtuar pak, kjo reflektohet edhe në vlerën e tij të kartonit.

Gjatë kohës kur ishte pjesë e Granda-s, kartoni i tij kapi majën, 10 milionë euro, shifër që pagoi Austin për ta marrë në Amerikë. Që nga ajo kohë, kartoni i Uzunit ka pësuar një rënie të ndjeshme pasi sot vlerësohet me 5 milionë euro, është përgjysmuar në më pak se një vit.

Uzuni

Në përditësimin e fundit të bërë publik nga “Transfermarkt”, Uzuni vlerësohet në treg me 5 milionë euro. Vetëm në 3 muajt e fundit, Uzuni ka humbur 2 milionë euro. Pavarësisht këtij detaji, Uzuni mbetet një nga legjionarët e kërkuar në treg, por sulmuesi kuqezi e ka bërë të qartë se do të respektojë kontratën e tij me ekipin e Austin, nuk ka ndërmend të largohet.

Related posts

“MENDOJ SE INTER ËSHTË NË UDHËKRYQ PËR TË ARDHMEN”/ Del Piero: Skuadër e përçarë, nuk ka asnjë ide

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrëmje pa gola në “Anfield” mes Liverpoolit dhe Bajernit, ndalet dhe Barcelona

Delo.autor

NJË TJETËR LARGIM NGA SKËNDËRBEU/ Mesfushori përfundon në kampionatin suedez

F.autor

Leave a Comment